Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hanock, ditën e sotme është shprehur se britanikët nuk do të të bëjnë pushime në vendet e huaja këtë verë për shkak të koronavirusit.
Ai tha se qeveria po hap pjesë të ekonomisë dhe se sezoni tradicional i pushimeve nuk do të zhvillohet këtë verë.
Ndërkohë ai ka shtuar se edhe nëse pushimet verore do të bëhen brenda vendit do të merren masa parandaluese.
“Ka të ngjarë që nuk do të ketë një sezon normal pushimesh verore.Përfundimi nga kjo është se nuk ka gjasa që festat e mëdha, të pasura ndërkombëtare do të jenë të mundshme për këtë verë“- ka thënë ai.
Ndërkohë linja ajrore ‘Ryanair’ po planifikon të operojë afro 1.000 fluturime në ditë nga korriku, por megjithatë turizmi këtë vit nuk do të zhvillohet në Britani.