Një shqiptar tentoi të djegë një person javën e kaluar, por për fat të mirë dështoi në planin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Caritas në Itali, ku 45-vjeçari spërkati me benzin një 29-vjeçar Nigerian dhe tentoi t’i vinte flakën.
Pas mbërritjes së policisë, shqiptari u gjet me shenja në fytyrë dhe në gjendje të dehur.
Mediat italiane shkruajnë se policia ka edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë qartë incidentin. Sipas raportimeve nga të pranishmit duket se ngjarja ishte e lidhur me një grindje që ndodhi një natë më herët.
Pasi u arrestua, shqiptari u dërgua në burgun e Forlì, ndërsa gjykata konfirmoi arrestimin e tij. /a.r