Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në “Top Talk” ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama në lidhje me legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore.
Murrizi nuk u shpreh skeptik ndaj kësaj nisme, por që të votojë pro, ai tha se duhet të ketë arsye ekonomike dhe një treg të kontrolluar.
Megjithatë sipas tij, është e vështirë qv shteti do qëndrojë imun për të mos rënë pre e pazareve për treg masiv.
“Jam pro por jam dhe skeptik. Unë nuk mendoj se ne kemi një shtet imun që të mos bijë pre e pazarave të kësaj për treg masiv. Dhe e dyta koha kur është propozuar duket sikur është bërë për të hequr vëmendjen nga problemet e tjera. Është njëlloj si deklarata e Ilir Beqës apo aministia fiskale.
Unë mendoj se duhet parë me syrin e ekonomisë, pra kush janë vendet që presin këtë lëndë nga Shqipëria, sa të interesuara do jenë dhe cila është sasia që kërkohet.
Nëse mbillet e gjithë Myzeqeja do i shkojë 30 lek kg. Para nga syri i biznesit, nuk besoj se do jetë masive, licencat do jenë të kufizuara, sepse nëse marim Myzeqene, vëtëm Lushnja ka 36 mijë familje. Nëse bëhet masive nuk ka as vlerë në ekonomi.
Ata që e marrin përsipër nismën duhet të jenë të bindur kush janë vendet që kanë nevojë për këtë lëndë të parë dhe sa është sasia që kërkohet. Pra unë do votoja pro, vetëm nëse ka llogjikë ekonomike”.
/a.r