Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.
Bëhet fjalë për një 39-vjeçar i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, i cili u arrestua me qellim ekstradimi.
Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pasditen e së hënës kapën të shpallurin në kërkim ndërkombëtar, Genci Maksuti, 39 vjeç, banues në Durrës.
Maksuti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2018 e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
g.kosovari