Një debat të ashpër ka pasur mbrëmjen e djeshme mes Kujtim Gjuzit dhe Zaçe Islamit në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit. Mes tyre nuk kanë munguar edhe ofendimet. Zaçe Islami e ka quajtur Gjuzin injorant, ndërsa u shpreh se nuk “duhet t’i japë llapës shumë”, pasi Zaçe është burrë plak.
Debati:
Kujtim Gjuzi: Po lere ta mbaroj mor Zaçe tani. Po ajo ishte e Bejdos tani, e vodhe edhe këtë? Ngadalë ore derman ngadalë
Zaçe Islami: Dëgjo do ta mbyllë gojën me shishe pastaj, mos e zer në gojë emrin ti,
Kujtim Gjuzi: Çfarë tha ore?
Zaçe Islami: Ja këtë që po them, llapaqen.
Kujtim Gjuzi: Ore kë onfendon ti? Çfarë avokati je ti ore? Çfarë kulture ke ti?
Zaçe Ismlami: S’jam si ti unë…
Kujtim Gjuzi: Ore edhe njëherë kujdes me llapën, kujdes me llapën se je edhe burrë plak.
Zaçe Ismali: Kujt i thua burrë plak ti?
Kujtim Gjuzi: Ty ore ty …
Zaçe Islami: I shkreti ti po ti qenke sbathur në të katërta
Kujtim Gjuzi: Ore je në terezi apo jo, mbaje gojën.
Zaçe Islami: Ç’ke me gojën ti? O injorant, je hu gardhi, edhe hu i gardhit bën një gjë, ti s’bën asgjë.
g.kosovari