19 marinarë iranianë u vranë të dielën, dhe shumë të tjerë u plagosën në të ashtuquajturat zjarre stërvitore gjatë ushtrimeve ushtarake të marinës iraniane në Gjirin e Omanit, sipas raporteve jozyrtare të shkruara nga BBC.
Gazetarët vendas deklarojnë se fregata Jamaran e Gardës Revolucionare Irani testoi një predhë të re e cila goditi aksidentalisht anijen logjistike Konarak.
Ushtria iraniane konfirmoi për AFP se 19 ushtarë u vranë dhe të paktën 15 u plagosën nga ky gabim në një stërvitje detare. Ata e përshkruanin aksidentin pranë ngushticës së Hormuzit si një aksident.
Videot në mediat sociale tregojnë marinarët e plagosur që transportohen në spitale.
Ky gabim në shënjtestër i autoriteteve iraniane, vjen pas atij të muajve më parë, më saktë në Janar, ku gjatë një sulmi hakmarrës ndaj bazave amerikane në Irak pas vrasjes së gjeneral Qassam Soleimanit, u godit një areoplan civil ukrainas që sapo ngrihej nga areoporti i Teheranit. Pasoja: 162 jetëhumbje.