Presidenti i Kinës Xi Jinping, i ka kërkuar në janar 2020 Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, ‘të vonojë një paralajmërim global’ për kërcënimin e COVID-19.
Kjo është zbardhur nga një raport i Shërbimi Federal i Inteligjencës Gjermane (BND) dhe publikuar nga gjermania “Der Spiegel”.
I cilësuar si një raport “bombastik”, “Der Spiegel” shkruan se sipas BND, gjatë një bisede më 21 janar “udhëheqësi i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, të mos flasë për informacionet rreth transmetimit nga njeriu te njeriu dhe të vonojë një paralajmërim pandemik. BND vlerëson se politika e informacionit e Kinës humbi katër deri në gjashtë javë për të luftuar virusin në të gjithë botën”.
Kjo ka sjellë një reagim nga ana OBSH, duke i cilësuar publikimet “të pavërteta”.
“Dr Tedros dhe Presidenti Xi, nuk folën më 21 janar dhe ata kurrë nuk kanë folur me telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBSH-së dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19. Kina konfirmoi transmetimin nga njeriu te njeriu i koronavirusit më 20 janar para bisedës telefonike të pretenduar. OBSH deklaroi publikisht më 22 janar se “të dhënat e mbledhura … sugjerojnë që transmetimi nga njeriu tek njeriu po zhvillohet në Wuhan”, thuhet në deklaratën që gjithsesi nuk ka hedhur dot poshtë publikimin e bujshëm.
g.kosovari