Armina Mevlani flet për jetën e saj private para se të njihej me Shkëlzenin, tregon pse nuk donte të kishte të dashur Bloggerja e njohur, Armina Mevlani, ka qenë gjithmonë mjaft e hapur me publikun.
Më herët, ajo është shprehur se Shkëlzeni është dashuria dhe lidhja e saj e parë. Edhe në një intervistë të fundit për “Prive”, Armina ka folur sërish për jetën e saj private, duke treguar se më parë nuk ka patur të dashur, por thjesht shok adoleshence.
“Përpara se unë të isha e famshme, unë nuk mund të them që kam patur të dashur në kuptimin e plotë të fjalës. Unë kam patur vetëm shok adoleshence, me të cilët kam dalë, por nuk mund të quhen lidhje. Madje shumë shpesh, shumë shok dhe shoqe më kanë tallur që unë bashkë me shoqen time të ngushtë ishim dy goca nuk kishim një të dashur (në fjalën e mirëfilltë të dashur) deri shumë vonë. Kjo nuk ndodh se unë jam kundra, por sepse doja me patjetër të gjeja një njeri që më përshtatej”, u shpreh Armina.
Ajo është pyetur dhe për marrëdhënien e saj me motrën e Shkëlzeni dhe ka thënë se është shumë normale, shumë e mirë. Motra e Shklzenit sipas është një nga njerëzit më intelektual që ka njohur, që është një femër e arrirë dhe se e vlerëson shumë.
Një tjetër pyetje që i është bërë Arminës është se kur mendon të bëhet nënë.
“Jam ende në të 20-at, jam 28 vjece dhe mendoj që është dhe cështje zgjedhjeje por unë dua patjetër që kur unë të kem një fëmijë dua t’i përgjigjem 100%, nuk dua të shpenzoj kohë apo të udhëtoj sic bëj tani. Nuk e kam marr edne atë vendim por nuk dua që të jetë shumë vonë sepse dua ta gëzoj dhe unë në një moshë të re ta kem si shoqe apo si shok”- ka thënë Armina.
Kujtojmë se ajo ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj me Shkëlzenin dhe shumë shpejt ajo mund t’i japë fund beqarisë, pasi është përfolur disa herë për dasmën e tyre.