Në prag të ditëve të nxehta, mjekët rusë japin një lajm të mirë në këto ditë pandemie ku thonë se në temperatura mbi 30 gradë celcius, virusi bëhet krejtësisht inaktiv.
“Virusi bëhet krejtësisht inaktiv ose humbet aftësinë e tij për të shkaktuar sëmundje, kur temperaturat e ajrit janë më shumë se 30 gradë celcius”.
Kështu bën me dije autoriteti rus për shëndetin “Rospotrebnadzor”, në një buletin të shpërndarë përmes kanalit të tij “Telegram”, cituar nga “Il Messaggero”.
Sipas këtij publikimi rus, lagështia e ulët dhe rrezet e diellit e dobësojnë dhe shkatërrojnë virusin, që vdes plotësisht në temperatura më shumë se 70 gradë celcius.
Edhe pse nuk ka patur prova shkencore, mjekët dhe studiuesit shpresojnë që rritja e temperaturave do të ndikojë në rënien e virulencës së COVID-19 dhe dobësimin e tij.
/a.r
Një fjalë e mirë më në fund.
Për kësisoj fjalësh kemi nevojë në këto momente krize nervore.
I përshëndes mjekët, rusë, apo kushdo qoftë që ngroh shpirtërisht njerëzit.
♂️