Milani sot ishte klubi i radhës, që bëri testet për koronavirusin për gjithë stafin, duke përfshirë lojtarët, stafin teknik dhe të gjithë punonjësit e klubit.
Deri dje në media raportohej se “Djalli” kishte katër lojtarë të infektuar me COVID-19. Edhe vetë presidenti e pranoi se testet e para kishin dalë pozitive për “disa lojtarë”, por sot situata duket ndryshe.
Përmes një komunikate zyrtare, Milani ka sqaruar se asnjë lojtar apo anëtar i stafit nuk ka rezultuar pozitiv. Skuadra do të vijojë programin për stërvitjet individuale, derisa të ketë një njoftim të dytë.
“AC Milan njofton se, bazuar në testet mjekësore të kryera deri më tani si për lojtarët e ekipit të parë, ashtu edhe për stafin, nuk ka pasur ndonjë rast pozitiv të Covid-19.
Ekipi do të vazhdojë programet e tyre të trajnimit individual në Milano. Të gjitha ekzaminimet e duhura mjekësore do të përfundojnë për të gjithë lojtarët në dispozicion të trajnerit në ditët në vijim”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi.
g.koosvari