Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se së shpejti do të jetë gati për diskutim publik drafti, që parashikon legalizimin e kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore.
Lidhur me këtë deklaratë që kryeministri e bëri në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së, në Shqipëri, Luiggi Soreca dhe theksoi se prej një viti draftet diskutohen edhe me partnerët ndërkombëtarë ka reaguar delegacioni i Bashkimit Europian.
Në një postim në Twitter sqarohet se Komisioni Europian dhe delegacioni i BE-së nuk janë përfshirë në përgatitjen e draftit.
“Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore”, njofton Delegacioni i BE-së.
g.kosovari
Na paska genjyer Edi si duket