Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk ekziston një marrëveshje sekrete mes tij dhe homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi.
Ky reagim i Vuçiç vjen pas pretendimeve të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, që tha se ekziston një marrëveshje sekrete mes dy presidentëve.
Vuçiç ka thënë se me presidentin kosovar ka kohë që s’ka pasur diskutime serioze.
Sipas tij deklarimet e Kurtit janë “teori absurde konspirative” dhe e sheh si pjesë të luftës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje me presidentin Thaçi, shkruan Klan Kosova.
Kreu i Shtetit, i Serbisë ka thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë bisedimesh me Kosovën dhe se shpreson që në Prishtinë të jetë dikush me të cilin do të mund të dialogohet.
g.kosovari