Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca në selinë e BE-së, në Tiranë dha detaje të reja në lidhje me draftin për kultivimin e kanabisit dhe legalizimin e tij për qëllime mjekësore në Shqipëri.
Sipas tij, për draftin ka mbi një vit që po punohet Shqipëria është konsultuar me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë dhe vendas.
“Kemi 1 vit që punojmë për këtë draft, do jetë gati për pak, ne nuk bëjmë punë pa u konsultuar me ekspertë të huaj dhe tanët. Gjëja kryesore që bëjmë dhe na ka dalë është konsultimi me eksperiencat e tjera. Ne nuk shpikim asgjë, mësojmë nga të tjerët, adaptojmë nga të tjerët. Do jetë gati drafti shumë shpejt, ashtu si drafti për amnistinë fiskale”,- tha Rama.
/e.rr