Ndërsa fliste për tendera sekrete, kryedemokrati Basha zbuloi se pak ditë më parë në zyrën e prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr.
Basha tha: “E keni dëgjuar apo jo, ka rënë zjarr te kati i katërt te Ministria e Shëndetësisë. Nuk i publikoi të dhënat e tenderave sekrete se nuk po i manipulonte dot dhe i ka vënë flakën. Shpresoj të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë aty dhe SPAK të hetojë. Ky është një test për jetë a vdekje i SPAK, nëse SPAK dështon me këtë atëherë ka lindur i vdekur”.
/e.rr