BalkanWeb siguron foton e kërcënuesit të drejtorit të pëgjithshëm të TIA mëngjesin e djeshëm, Costandin Con Alvensleben.
Ai është kapur nga kamerat e sigurisë së zonës tek rruga ”Dritan Hoxha” në Tiranë pasi goditi me gurë makinën e Alvensleben.
Momenti i sulmit është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë në zonë ku mësohet të jetë kryer nga një i ri i maskuar me një kapuç. Fatmirësisht veç dëmeve materiale, Alvensleben, nuk ka pësuar dëmtime ndërsa Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja ndërsa motivet mbeten të paqarta.
/e.rr