Rezulton pozitiv me Covid-19 një farmacist në lagjen “Liri Gero” në Fier.
Atij i është marrë tamponi një ditë me parë.
Ai ka shfaqur fillimisht simptoma si temperature, dhimbje trupore, dhimbje koke etj.
Mësohet se ai është një nga kontaktet i 3 anëtaret e familjes që rezultuan pozitivë dy ditë më parë.
Ditën e djeshme janë dërguar 20 mostra në ISHP dhe vetëm një ka rezultuar pozitiv.
Ndërkohë që vazhdon puna për gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik të personave të kontaktit.
g.kosovari