Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një emigrant i paligjshëm nga Senegali ka përdhuruar një infermiere, e cila sapo kishte përfunduar turnin e saj në spital duke u shërbyer pacientëve të infektuar me koronavirus.
Emigranti u arrestua pasi akuzohej për thuajse një orë kishte torturuar infermieren 48-vjeçare, e cila kishte lënë turnin rreth orës 3 të mëngjesit në Napoli. E gjithë ngjarja ndodhi në stacionin e autobusit Corso Arnaldo Lucci Metropark dhe e gjithë skena është rrëfyer nga infermierja në Polici, shkruan il messaggero.
“Më thoshte: Më lër të bëj çfarë të dua ose ndryshe të vras. Qëndro në këmbë dhe mos bërtit. Nuk munda që ta ndaloja sepse ishte shumë më i madh dhe i fuqishëm se unë. U zëmërua sepse kisha veshur xhinse dhe nuk po i hiqte. Unë i thashë se isha shtatzënë, dhe nëse dikush e shihte atë do ta arrestonin. Por ai nuk ndalej. Nuk e di se çfarë më lëndon më shumë, trupi apo shpirti. Do të përpiqem shumë të kthehem në jetën e përditshme,”-rrëfeu infermierja.
Për fatin e mirë të infermieres, skena u pa nga një grua tjetër, e cila pasi njoftoi Policinë u mundua që të ndërhynte por u përball me kërcënimet e emigrantit. Tani ai ndodhet pas hekurave dhe pret që të dalë para trupës gjykuese për të marrë dënimin.
g.kosovari