Kryeministri australian, Scott Morrison ka bërë të ditur se si do të rihapet territori që ai drejton nga ditët e fundjavës, pas masave të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.
Ai ka bërë të ditur se do të ekzistojnë tri faza, duke nisur të premten nga e para. Aty përfshihet:
-Lejimi i pesë mysafirëve në shtëpi, dhe grumbullimi i 10 njerëzve në ambiente të jashtme
– Deri në 10 të ftuar në një martesë, përveç çiftit dhe celebruesit
-Deri në 20 pjesëmarrës në funeral nëse është brenda dhe 30 jashtë
-Mbledhjet fetare me deri në 10 pjesëmarrës
-Restorantet, kafenete dhe dyqanet do të rihapen
-Do të vazhdojë puna nga shtëpia nëse iu përshtatet punëtorëve
-Klasat dhe hapësirat për argëtim për fëmijë do të rihapen
-Udhëtimi i brendshëm do të rikthehet
Në fazën e dytë do të përfshihen grumbullimi i më shumë se 20 personave, dhe rihapja e kinemave, palestrave, salloneve të bukurisë.
Faza e tretë ndërkaq parasheh grumbullimin e 100 personave.
Megjithatë marrja e këtyre vendimeve do të varet nga shteti në shtet, varësisht prej masave që kanë në fuqi për mbajtje të distancës fizike. Kuinsllend dhe Territori Verior tashmë kanë nisur të praktikojnë disa prej masave të përmendura.
“Do të ketë shpërthime, do të ketë raste të reja. Jo gjithçka do të shkojë sipas planit”, ka thënë Morrison.
“Mirëpo ne nuk mund të lejojmë që frika e kthimit e kthimit mbrapa të na bllokojë nga shkuarja përpara”, ka thënë mes tjerash ai.
g.kosovari