Arkiteti dhe piktori Maks Velo, është ndarë sot nga jeta në moshën 84-vjeçare. Për vdekjen e tij ka pasur shumë reagime, që e kanë vlerësuar kontributin e tij në jetën shoqërore në vend.
Por pedagogu dhe aktivisti, Arlind Qori, ka shpehur një mendim kundër të gjithë, duke shkruar se Velo ka qenë një intelektual fashist. Ai shton se qëndrimet e Velos janë qelbur era islamofobi, ravizëm karahimor dhe ka pasur përçim social.
“Të qenit piktor i burgosur padrejtësisht gjatë diktaturës dhe mbajtja e ndonjë qëndrimi në përputhje me interesin publik nuk duhet të na bëjë të harrojmë se Maks Veloja ishte tipiku i intelektualit fashist shqiptar.
Qëndrimet e tij publike qelbeshin era islamofobi, racizëm krahinor (ndaj veriorëve) dhe përçmim social (kundër “katundarëve”).
Version i bastardizuar i tij janë Edi Rama dhe zogoria e intelektualucëve me “puzza sotto il naso” ndaj popullit”, shkruan Qori.