Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e dy vëllezërve të mitur, ka ndodhur në Rusi.
Vëllezërit Ivan dhe Stepan Zakharov, 10 dhe 7 vjeç, ranë për vdekje në rrethana ende të pashpjegueshme, nga kati i 11-të i apartamentit të tyre në Moskë, gjatë orëve të izolimit për shkak të koronavirusit.
Dy vëllezërit gjetën vdekjen e menjëhershme pasi kishin qëndruar prej pesë javësh në apartament.
Nëna e tyre Irina, 41 vjeçe, dhe motra Maria, 12, ishin në një dhomë tjetër të shtëpisë kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Babai i djemve Yegor, 44 vjeç, pronar i një dyqani veshjesh për fëmijë, nuk ishte në shtëpi kur ndodhi ngjarja.
Një hetim ka nisur mbi ngjarjen tragjike me dy fëmijët që shihni në fotogaleri.
/a.r