Më shumë se tre milionë persona janë regjistruar për herë të parë si të papunë javën e kaluar në SHBA dhe numri total i të papunëve të kompensuar ka arritur nivelin më të lartë në histori, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës.
Analistët ishin më pak pesimistë dhe prisnin 2,9 milionë të papunë të regjistruar.
Në total, që prej fillimit të krizës së koronavirusit në vend, në mes të muajit mars, rreth 33,5 milionë persona janë regjistruar si të papunë.
Numri i personave që janë kompensuar gjatë javës së fundit të prillit arriti një rekord të ri, me 22,6 milionë persona.
/e.rr