Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama është “i rrëzuar politikisht”, për shkak të situatës së rëndë ku ndodhet qeveria e tij.
Kryemadhi tha se pozicionimi politik dhe ekonomik i Ramës në këto momente është jashtëzakonisht i dobët.
“Ai është shumë i dobët, mund të themi që është i rrëzuar. Për sa i përket situatës politike se ajo e mban një parti në këmbë.
Nuk është i fortë, mund të jetë i fortë për të bërë karagjozin në media.
Por pozicionimi i tij ekonomik dhe politik është jashtëzakonisht i dobët”, tha Kryemadhi në TvT.
/a.r