Juventus, që mund të heqë dorë nga Gonzalo Higuain në fund të sezonit, ëndërron Gabriel Jesus.
Lajmi është dhënë nga Tuttosport, që ka zbuluar se Manchester City ka kërkuar një yll të bardhezinjve në këmbim.
Me sa duket, trajneri Pep Guardiola ka shprehur dëshirën për të patur në ekipin e tij Paulo Dybala, protagonist i një sezoni shumë të mirë me torinezët.
Gjithsesi, duket e vështirë që klubi i Andrea Agnelli-t të heqë dorë nga lojtari, me të cilin po diskutohet gjatë këtyre javëve rinovimi i kontratës, që aktualisht skadon në vitin 2022.
/a.r