Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Koordinata” ka vënë në pranga një person me precedentë kriminal, të shpallur në kërkim.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person me profil të lartë kriminal, i shpallur në kërkim, i cili fshihej në një banesë të marrë me qira, efektivët e komisariatit Nr.1 bën finalizimin e operacionit.
Në kuadër të tij u kap dhe ndalua 32-vjeçari Selim Rama, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, për shkatërrim prone, për armëmbajtje pa leje dhe për organizim të lotarive të palejuara.
I riu ishte shpallur në kërkim nga komisariati Nr. 6, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Ndaj 32-vjeçarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.
/a.r