Në vijim të punës së bërë përgjatë muajve të fundit, Posta Shqiptare siguron se do të vijojë shpërndarjen e pensioneve në shtëpi për gjithë, duke shmangur rrezikun e përhapjes së virusit Covid-19 në sportele.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Posta Shqiptare përcjell edhe strategjinë që do të ndiqet për të shkuar te të moshuarit, kjo edhe në respekt të protokolleve përkatëse.
“Ju bëjmë me dije se edhe përgjatë muajit Maj, Posta Shqiptare do të vijojë shpërndarjen e pensioneve në shtëpi për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë , sipas të dhënave të dërguara në adresat tona të kontaktit. Shpërndarja e pensioneve, do të vijojë të realizohet sipas grafikut të përcaktuar , për të cilin të gjithë pensionistët janë në dijeni. Referuar fotove që po qarkullojnë në disa media sociale dhe portale, sqarojmë se ato pjesërisht nuk i përkasin ambienteve të jashtme të zyrave tona postare, por është e vërtetë që një pjesë e tyre janë në zyrat postare.
Në fotot e publikuara duket qartë prezenca e Policisë së Shtetit , të cilët gjejmë rastin ti falenderojmë për kontributin e tyre. Në këtë situatë, është e pamundur të respektohen rregullat pa bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Duke mirëkuptuar shqetësimin e pensionistëve për marrjen e pensioneve në kohë, kërkojmë nga ana e tyre respektimin e Urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë nr.156, datë 10.03.2020 për ‘‘Marrjen e masave të veçanta në parandalimin e perhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19’’ i cili kufizon lëvizjen e lire të kësaj kategorie si mosha më e rrezikuar nga COVID-19.
Grumbullimi i pensionistëve në ambientet e zyrave postare nuk përshpejton procedurën e ndarjes së tyre, por krijon pengesë në punën e punonjësve të zyrave postare, të cilët gjatë kësaj periudhe kohe kanë punuar dhe popunojnë me shumë për kushtim në përfundimin me sukses të këtij shërbimi që për ne tashmë është një sfidë prej mëshumë se dy muajsh.
Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në rrjetet tona sociale dhe në numrat e vënë në dispozicion, nga e hëna – premte, ora 08:30-16:30 Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush! Shpejt.Sigurt.Kudo. ”, njofton Posta Shqiptare.
/e.rr