Një 32-vjeçar me rprecedent penal ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra të rënda kriminale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinata”.
Kapet dhe ndalohet një shtetas me precedent kriminal, i dënuar për disa vepra penale, i shpallur në kërkim kombëtar.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 1 Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim.
Në këtë kuadër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas me profil të lartë kriminal, i shpallur në kërkim, i cili fshihej në një banesë të marrë me qira, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinata”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi S. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, për shkatërrim prone, për armëmbajtje pa leje dhe për organizim të lotarive të palejuara.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/e.rr