Profesor, Doktor, Artan Hoxha është kandidati i parë për rektor në Universitetin e Tiranës. Prof.Dr Hoxha aktualisht është dekan i Fakultetit te Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Gjithashtu për anëtar senati kanë aplikuar profesor nga Shkencat Sociale, Shkencat e Natyrës, Gjuhët e Huaja, Fakulteti Ekonomik dhe ai i Drejtësisë.
Në fakultete vijojnë proceset e aplikimeve për Dekan dhe përgjegjës i njësisë bazë.
Gara për Rektor, por edhe anëtarët e senatit, në Universitetin e Tiranës është hapur javën e parë të muajit prill dhe do të mbyllet më 8 maj, pikërisht në muajin kur mbaron edhe mandati i Rektorit aktual të UT, Mynyr Koni.
/e.rr
Prof. Dr. Artan Hoxha