Samiti i Bashkimi Europian dhe Balkanit Perëndimor, i cili ishte parashikuar që të mbahej në Zagreb më 6 maj, do të zhvillohet në formën e një videokonference për shkak të pandemisë COVID-19.
Samiti i Zagrebit pritet të zyrtarizohet hapja e negociatave me Bashkimit Europian, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Mësohet se videokonferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa do të theksohet lufta kundër COVID-19. Samiti do të ofrojë një mundësi tjetër për të nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në këto kohë krize.
Takimin do ta kryesojë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai do të përfaqësojë BE-në së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në samitin BE-Ballkani Perëndimor do të marrin pjesë krerët e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së, udhëheqësit e gjashtë vendet partnere në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.
Presidenti i Këshillt Evropian Charles Michel ka deklaruar se BE qëndron krah për krah me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në Twitter, Michel tha se Samiti i Zagrebit do të përqendrohet në 3 çështje kryesore:
-Trajtimi i pandemisë Covid-19
-Konfirmimi i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor
-Përkushtimi për vlerat dhe reformat e BE-së
g.kosovari