Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin e mëngjesit në “ABC Neews” me Enkel Demin, ka komentuar edhe rreth karantinës dhe masave të marra nga qeveria. Por Rama nuk i ka dhënë një përgjigje pyetjes: Ka hyrë që në janar në Shqipëri Covid-19?
Biseda:
Enkel Demi: Koronavirusi thuhet se ka hyrë që në janar, a nuk e nxjerr karantinën jashtë loje?
Edi Rama: Në dijeninë time ju nuk jeni epidemiolog. Unë jo e jo. Ju i merrni përsipër të gjitha temat. Unë jo. Këto janë debate për shkencëtarët. Nuk janë për ne të dy. Ajo që mund të diskutojmë ne të dy është për punën time.
Enkel Demi: Ju parashikoni shifra?
Edi Rama : Jo jo unë nxjerr atë që thonë ekspertët. Ju mediat, unë jo.
g.kosovari