Pas 6 javëve ndërprerje, komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore është mbledhur paraditen e sotme online.
Dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri i mazhorancës dhe Rudina Hajdari, e pakicës paralmentare, po informojnë anëtarët e këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës.
Raportimi do të bëhet për periudhën nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri ne fillim të muajit mars kur puna u ndërpre për shkak te situatës së krijuar nga Covid 19.
Afati i Këtij Komisioni është shtyrë deri më 30 qershor në seancën e 16 prill, për shkak se mbledhja e fundit u zhvillua më 9 mars duke mos mundur dot që reforma të mbyllej më 15 ashtu siç ishte planifikuar. Ndryshe nga Komisionet Parlamentare, ky komision deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje online.
Propozimi për ndryshimin e periudhës zgjedhore është bërë me argumentin se proceset elektorale të cilat kryesisht zhvillohen brenda muajt qershor por që përmbyllja totale e tyre kap edhe muajin gusht, ndikon negativisht në turizëm.
g.kosovari