Konflikti mes dy familjeve në Ksamil vijon që prej 3 vitesh. Në qendër të konfliktit është një plazh që pretendohet nga të dyja familjet Pollo dhe Ziflaj të cilat kanë bizneset pranë njëra-tjetrës.
Këto dy familje kanë konflikt të hapur me njeri-tjetrin. Konflikti i parë daton në 29 maj 2017, kur nga konflikti i atëhershëm u plagosën disa persona dhe u arrestuan 2 pjesëtarë të familjes Pollo dhe 2 të familjes Ziflaj.
Ndërsa vitin e kaluar, policia sekuestroi shezlonët në plazhin e familjes Pollo, objekt i konfliktit me familjen Ziflaj. Pollot disponojnë kontratë me ish-komunën për marrjen në pronësi të plazhit. Nga sherri i ndodhur sonte, tre persona u plagosën me thika e mjete të forta. I plagosur më rëndë është Flamur Pollo, 41 vjeç i cili pritet të niset drejt Tiranës.
TË PLAGOSUR
Flamur Pollo 41 vjeç,
Petro Lula, 25 vjeç
Ilia Lula, babai i 25-vjeçarit
48 vjeç
Ilia dhe Petro Lula janë nipa në familjen Ismailanji, ndërsa Pollo është dhënder i familjes. Familja Ismailanji dhe Pollo janë në konflikt me familjen Ziflaj.