Autoritetet greke kanë arrestuar tre shqiptarë në kufi.
Ata u kapën duke mbledhur bimë medicinale, duke thyer karantinën.
Të rinjtë u gjobitën më pas për shkak se shkelën rregullin e karantinimit.
Sipas policisë helene, të arrestuarit janë të moshës 28, 29 dhe 33 vjeç dhe u kapën duke transportuar 6 thashë me 94 kilogramë bimë të egra medicinale.
Ndërsa për shkeljen e rregullave të autoriteteve greke për masat anti covid, shqiptarët u gjobitën me nga 5 mijë euro.
/a.r