Teksa vendi ndodhet në shtetrrethim për shkak të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ish-kryeministri Berisha është i vetmi që po bën opozitë përballë mazhorancës qeverisëse. Berisha ka shkuar më tej me kërkesën e tij, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në revolta të fuqishme mbarë popullore për të rrëzuar qeverinë “Rama”.
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se tani nuk është koha për të mbajtur protesta, por për të qenë zëri i qytetarëve në aksionin e saj opozitar e politik.
“Opozita ka shumë çështje për të ngritur shqetësimet por nuk është momenti për të akumuluar shqetësimet e qytetarëve por të bëhemi zëri i tyre. Padyshim ka dëshirë për protesta dhe pakënaqësi nga qeveria, të gjithë e kanë kuptuar se kanë përballë një qeveri që tenton të vjedhë dhe jo të jetë në krahun e tyre. Ndaj sot bëhet mjaft e rëndësishme që opozita do të jetë në aksion opozitar e politik, por jo thirrje të protestave në mënyrë qorrazi”, tha Ndoka për Report Tv.
/a.r