Një emigrant shqiptar i moshës 30-vjeçare ka gjetur vdekjen tragjikisht, në një aksident në punë mëngjesin e kësaj të marte.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Montenero të Livornos, ku shqiptari u shtyp për vdekje në vendin e punës nga një kamion manovër.
Kamioni është në pronësi të firmës ku shqiptari po punonte, bashkë me një koleg tjetër për prerjen e pemëve.
Pavarësisht lajmërimit të ndihmës së shpejtë, shqiptari u deklarua i vdekur.
Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim nga ana e autoriteteve.
/a.r