Teksa mjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale M.B., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë teksa kalonte në korsinë tjetër, ka goditur nga pas një automjet të ndaluar jashtë rruge tip BMË X5, (mjeti ishte pa targa) si dhe punonjësin e Policisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet policore ndaj drejtuesit. Goditja ka qenë aq e madhe, sa polici ka ‘fluturuar’ disa metra në ajër. Por fatmirësisht, polici ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë, të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.