E sotmja shënoi një kthesë për italianët, të cilët prej më shumë se dy muaj kanë qenë të izoluar si pasojë e masave kundër koronavirusit.
Këtë të hënë autoritetet vendosën që të lëshojnë pak nga karantinimi i gjatë, dhe diçka e tillë u reflektua menjëherë.
Trenat ishin sërish plot e përplot në Milano me më shumë se katër milion njerëz që pritet të kthehen të punojnë në fabrika dhe vendet e ndërtimit, ndërsa të tjerët mund të ushtrojnë stërvitje nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit për herë të parë pas shumë javësh.
Qeveria e Italisë thotë se rajonet janë përgjegjëse për të siguruar distancimin shoqëror në transportin publik, por disa fotografi treguan se nuk po zbatohej rreptësisht.
Rrugët ishin të tejmbushura, edhe pse qytetarët janë treguar të kujdesshëm për të respektuar distancimin social.
/a.r