Prej ditësh në Itali po vihet re ulje e numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 195 viktima, shumë herë më pak nga ditët e kaluara.
Po ashtu, janë konfirmuar me virus 1 mijë e 221 pacientë të rinj.
Sa i përket numrit të të shëruarve, ata janë 1 mijë e 225 të tillë.
Nisur nga kjo situatë, edhe në Itali nisi sot zbatimi i masave lehtësuese, ku qytetarët iu rikthyen vendeve të punës.
/a.r