Ky është momentin kur i riu 22-vjecari Klevis Alla bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku ishin fshehur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia më 27 Prill 2020. Report Tv siguroi foton ku me pranga në duar, i riu tregon me gisht vendin ku në kanal ishin hedhur tre kallashnikovët në Arapaj.
Pas kësaj dëshmie kanë ndërprerë kërkimet polumbarët dhe forcat speciale të cilat kanë nxjerrë nga aty tre kallashnikovët. Aktualisht armët janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore ndërsa ato dyshohet se janë armë të përdorura edhe në atentatin ndaj Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit.
POr Klevis Alla është ‘zbërthyer para’ grupit hetimor, pasi ka treguar detaje për ekzekutimin e dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhisë. Ai ka deklaruar se me Viktor Haxhinë nuk kanë pasur konflikte, por e kanë vrarë për të mos lënë dëshmitar. Ndërsa, Besmir Haxhia është ekzekutuar, pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur.
“Ne jemi një grup që merremi me vjedhje makinash dhe i dërgonim për t’i modifikuar tek servisi i Dorjan Shkozës dhe vëllezërve Haxhia. Me Besmirin jemi prishur për një konflikt që patëm për një makinë. Besmiri nuk na i dha paratë e një makine siç kishim rënë dakord. I kërkuam paratë por Besmiri nuk na i dha. Me Viktorin nuk kemi patur probleme, por qëlluam për të mos lënë dëshmitarë”, ka deklaruar Klevis Alla para policisë.
g.kosovari