Kim Kardashian dhe Kanye West janë përballur me thashetheme se martesa e tyre është në “telashe”. Raportohet se ata kanë debatuar shumë me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në karantinë.
Çifti janë karantinuar së bashku me katër fëmijët e tyre North, 6 vjeç, Saint, 4 vjeç, Chicago, 2 vjeç dhe Psalm 11-muajsh.
Por një burim së fundmi është shprehur se pavarësisht zënkave marrëdhënia mes tyre është mirë.
Burimi u shpreh se Kim kishte nevojë për pak kohë për të qëndruar vetëm dhe bashkëshorti i saj ia mundësoi këtë. Ai mori fëmijët dhe i dërgoi në shtëpinë e tyre në Wyoming për të lënë 39 vjeçaren të qetësohej.
“Kim kishte nevojë për pushim dhe që të qëndronte për pak kohë vetëm, kështu që Kanye largoi fëmijët”- tha një burim për HollywoodLife.
Ndërsa shtoi: “Ajo i do fëmijët shumë, por si çdo nënë, asaj i duhej kohë vetëm për veten. Kishte nevojë për qetësi dhe për veten e saj për shkak se po përqëndrohet tek studimet për drejtësi. Ishte ideja e Kanye për tu largua nga shtëpia. Ajo kishte punë për të bërë dhe Kanye mori fëmijët. Pavarësisht raportimeve nuk ka probleme në martesën e tyre. Ata janë plotësisht mirë dhe po shkëlqejnë shumë si çift.”
g.kosovari