Ministri italian i sportit, Vincenzo Spadafora, ka reaguar në Facebook në lidhje me vazhdimësinë (ose jo) të kampionatit italian të futbollit.
Igli Tare e ka akuzuar Spadaforën si armik të sportit, por ky i fundit ka reaguar më me qetësi dhe ka sqaruar që për momentin nuk mund të mendohet për futboll.
“Lexoj gjëra të çuditshme, por asgjë nuk ka ndryshuar nga ato që kam thënë. Stërvitja e skuadrave në grup nuk do të fillojë para datës 18 maj, ndërsa rifillimi i kampionatit nuk po diskutohet për momentin”, ka shkruar Ministri.
“Më falni, por tani duhet të merrem me të gjitha sportet e tjera dhe qendrat sportive, që duhet të hapen sa më shpejt”, ka shtuar më tej ai.
g.kosovari