Griselt Maranaku, 33 vjeç dhe Elton Baga, 32 vjeç, i cili njihet edhe si Leo Baga janë lënë në burg një ditë më parë nga Gjykata e Lartë në Glasgoë, pasi akuzohen për përdhunimin e një 29-vjeçareje.
Dy të rinjtë shqiptarë, mësohet të kenë rrëfyer para trupit gjykues se vetë 29-vjeçarja i kishte ftuar për seks tresh dhe se çdo gjë kishte ndodhur me dëshirën e vajzës.
Por, pavarësisht kësaj dëshmie, gjykata i ka lënë në burg dy shqiptarët.
Si ndodhi ngjarja?
Përdhunimi ndodhi më datë 9 janar të një viti më parë, kur e abuzuar dhe një shoqe e saj po pinin diçka në një bar kafe. dy shqiptarët janë afruar pranë vajza dhe mikesha e të abuzuarësi i ftoi për në shtëpinë e saj.
Sipas rrëfimit të të resë, teksa ajo ishte futur një moment në dhomën e gjumit, të dy shqiptarët e kishin ndjekur dhe përdhunuar duke ja hequr rrobat me forcë.
Shoqja e saj, lajmëroi policinë dhe ata kur mbërritën e gjetën 29-vjeçaren në rrugë, ndërsa një prej shqiptarëve ishte ende në shtëpi.
g.kosovari