Kryeministri britanik dhe partneria e tij kanë quajtur djalin e tyre Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.
Emri i tij i mesëm Nicholas është për nder të dy mjekëve që trajtuan Boris Johnson nga koronavirusi, muajin e kaluar.
Ditën e sotme, e fejuara e Boris, Carrie Symonds ka treguar emrin e djalit të tyre në llogarinë e saj “Instagram”.
“Wilfred është emri i gjyshit të Boris, Lawrie është emri i gjyshit tim, Nicholas është emri i Dr Nick Price dhe Dr Nick Hart – të dy mjekët që shpëtuan jetën e Boris muajin e kaluar. Faleminderit kaq shumë, për ekipin e mrekullueshëm të maternitetit NHS në UCLH që u kujdes aq mirë për ne. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq. Zemra ime është e mbushur”, shkruan në Carrie në postimin e saj.
Krahas fotos teksa shikon djalin partnerja e Boris ka falenderuar mjekët që bën të pamundurën që Johnson të luftonte betejën me sëmundjen vdekjeprurëse
“Faleminderit shumë, për ekipin e pabesueshëm të maternitetit NHS në UCLH që u kujdes për ne. Nuk mund të isha më e lumtur. Zemra ime është e mbushur plot”, shkruan Carrie.
g.kosovari