Detaje të reja kanë dalë për një nga të arrestuarit e 4 vrasjeve në Durrës, Altin Ndocin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ndoci shfaqej në publik sikur ishte punonjës i ministrisë së Financave. Po kështu të njëjtat burime bëjnë me dije se në makinën e tij mbante edhe një tabelë të Ministrisë së Financave.
Ndërkohë avokati i tij Saimir Visha deklaroi sot se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.
Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin Klevis Allia, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ezektutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
g.kosovari