Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të Xhelal Sveclës, aktualisht ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Brendshme ndaj deputetit të AKR’së, Behgjet Pacolli.
Thaçi ka thënë se kërcënimi i Svecles është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm.
“Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re”, ka thënë Thaçi
Thaçi ka shkruar se kërcënimet nga grupi i Kurtit duhet të ndalen urgjentisht.
“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Referuar ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u tha dje se deputeti Pacolli do të ndalohej e ndoshta edhe do të arrestohej, në rast se do të kthehej ilegalisht në Kosovë nga Tirana.
Ai nuk përjashton ndonjë masë edhe tash, nëse Pacolli thyen vetizolimin në shtëpinë e tij.
Sveçla, i ftuar në Interaktiv të KTV-së, tha se Pacolli duhet të qëndrojë në vetizolim për 14 ditë.
“Çdokush që mund të gjindet në shkelje të ligjit do të ballafaqohet me pasojat e kësaj shkelje. Nëse z. Pacolli do të futej ilegalisht do të arrestohej, kjo është e zezë mbi të bardhën. Në fakt, do të ndalohej e më pas prokuroria do të vendoste nëse do të shqiptonte masën e arrestit”, tha ai.
Pas paralajmërimit të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli mund të ndalohet nëse shkon në Kuvend, ka reaguar këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.
Zyberaj e ka quajtur këtë një kërcënim tjetër ndaj Pacollit. Ai ka thënë se kjo është deklaratë e frikshme dhe alarmante. Zyberaj po ashtu ka kërkuar reagimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
“I paprecedent deklarimi i ministrit Sveçla, se në rast të mbajtjes së seancës në Kuvend, shkuarja e zotit Pacolli aty si deputet, do të pasonte me arrestimin e tij. Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë.
Si mund të arrestohet njē deputet i zgjedhur nga populli veç pse i kryen obligimet kushtetuese? Reagimi i zonjës Vjosa Osmani është i nevojshëm dhe urgjent ndaj kësaj çmendurie me qëllim frikësimi”, ka shkruar Zyberaj./gazetaexpress
Pse te mose arrestohet nji deputet kure shkel ligjet te cilat jane miratuar nga qeveria e parlamenit.Ku eshte ai ligje qe thote denimet te behen ndrysh per popullin fukara,e ndrysh per te pasurit,deputet e ministrat qe shkelin ligjet vazhdimisht ,ata thone jemi te pa prekshem.Te na e spjegojne sh taci e zyberi zedhensi I nji te pasuri,ne rastin konkert behxheti I pacollit qe hyri ne politike te shtoje me ton parate.