Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj të ‘Facebook’ momente prekëse që vijnë nga Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
Pas 50 ditësh të izoluara larg familjeve të tyre, duke u shërbyer me përkushtim të moshuarve të vetmuar, ndërrimi i ekipit të kujdestareve dhe të gjithë punonjësve të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, ka qenë një moment emocionues😊
#Mbrojmë shëndetin e gjyshërve👵🏻👴🏻
#Krenare për #sakrificën e ekipeve tona në qendrat e kujdesit social🙏🏼
Kujtojmë se qeveria vendosi rregulla të forta për moshat e treta, të cilat nuk duhet të dilnin nga banesat, apo dhe nga shtëpitë e kujdesit, pasi janë të rrezikuar nga koronavirusi.