Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i tre të rinjve, autorë të dyshuar për grabitjen e ndodhur gjatë dy ditë më parë në Qinam të Tiranës.
Bëhet fjalë për shtetasit Jani Aruçi, 29 vjec, organizatorë i grabitjes, dhe dy vellezërit Ndriçim dhe Durim Bami, nga Tapiza.
Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.