Shiu u prish planet te moshuarve në ditën e liridaljes. Në rrugët e Tiranës në orarin e liridaljes së dedikuar për ta, ka pasur shumë më pak të moshuar se në një ditë normale me diell.
Gazetari Erjon Skëndaj sjell për ‘BalkanWeb’ pamje nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, ku shihet se të moshuarit lëvizin me çadra, por edhe maska.
Pavarësisht se gjithçka u bë me fasha të ndryshme orari, në rrugë të zë syri gra me fëmijë për dore apo me karrocë edhe pse ky grup popullate ka leje për të lëvizur pas orës 11:00. Ndërkohë, që moti me shi ka prishur planet e pensionistëve, por edhe nënave me fëmijë.
Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 782 raste me COVID-19.