Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin deri më 29 maj të dekretit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi njofton se e respekton vendimin e Kushtetueses.
Njoftimi i plotë në Facebook:
Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH
/e.rr