Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku ditën e sotme kanë inspektuar një pjesë tjetër të punimeve në “By Passin” e Vlorës.
Sipas kryeministrit Edi Rama punimet në këtë rrugë po vijojnë me ritme të larta.
Ndërkohë Rama ka njoftuar se së shpejti do të rinisi aty ku u ndërpre nga covidi gara e aeroportit të Vlorës (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) dhe më tej nisim Lungomaren 3 drejt Radhimës, aksin e ri Orikum-Dukat si edhe procesin për tunelin e Llogarasë – një kompleks kantieresh të reja që e çojnë në nivel Europian infrastrukturën kryesore të Vlorës dhe krejt zonës turistike të bregdetit Joniam.
“Në ByPassin Vlorë punimet po ecin me ritme të larta. Në kilometrin e parë ka nisur asfaltimi, ndërsa në pjesët e tjera po punohet për shtresat rrugore dhe veprat e artit.
Së shpejti rinis aty ku u ndërpre nga covidi gara e aeroportit të Vlorës (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) dhe më tej nisim Lungomaren 3 drejt Radhimës, aksin e ri Orikum-Dukat si edhe procesin për tunelin e Llogarasë – një kompleks kantieresh të reja që e çojnë në nivel Europian infrastrukturën kryesore të Vlorës dhe krejt zonës turistike të bregdetit jonian” njofton Rama.
Ndërkohë ministrja Balluku është shprehur: “Pa kanë kërkuar shtyrje dhe ne e kemi pezulluar pa afat për shkak të Covid-19. Por besoj se edhe ky proces do të zhbllokohet deri në fund të qershorit. Duke qenë se është bllokuar vetëm pak dit para se të hapej. Koha e shfrytëzuar do të ruhet. Datat rimerren nga ku u ndërpre. Kanë ngelur 12 ditët e fundit por ne do të lëmë diku 2-3 javë që të kenë mundësi që ata të sjellin dokumentet.” tha Balluku.
/e.rr