Në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 4 persona në Maqedoninë e Veriut. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend rritet në 81. Ndërsa, brenda ditës, vendi fqinj ka regjistruar 29 raste të reja me koronavirus duke bërë që numri total i të infektuarve të rritet në 1,494.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon gjithashtu se në 24 orët e fundit në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 69 pacientë të shëruar nga Covid-19.
Prej tyre 18 janë nga Shkupi, 36 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 1 nga Shtipi, 10 nga Velesi dhe 1 nga Gjevgjelia. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur virusin korona shkon në 807.
Numri i personave të shëruar tashmë është më i madh se i rasteve aktive në vend, i cili rezulton të jetë 606.
/e.rr